Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski: Numri i sotëm i madh i të vdekurve flet se koronavirusi...

Spasovski: Numri i sotëm i madh i të vdekurve flet se koronavirusi është këtu dhe i rrezikshëm (FOTO)

Kryeministri Oliver Spasovski, sonte përmes një postimi në Fejsbuk ka apeluar përsëri deri te qytetarët të respektojnë masat për mbrojtje nga përhapja e virusit Kovid-19 dhe me këtë të kontribuojnë në uljen e numrit të të infektuarve.

“Kovid-19 për çdo ditë po merr jetë. Numri i sotëm i lartë i viktimave flet për një gjë: virusi është këtu, i rrezikshëm, ndërsa mund të jetë edhe vdekjeprurës. Edhe pse pjesa më e madhe e qytetarëve janë pa simptoma, secili prej nesh mund të jetë në rrezik potencial shëndetësor. Apeloj dhe ftoj fuqishëm të angazhohemi të gjithë, përmes ndërmarrjes së rreptë të mbrojtjes pesonale që të zvogëlojmë numrin e të infektuarve të rinj”, ka thënë Spasovski.

Ai shton se nevojitet angazhim nga secili që të vendos kontroll të plotë mbi epideminë, pasi në të kundërtën edhe gjatë kohë do të luftojmë me rreziqet.

“Vetëm nga ne dhe askush tjetër varet se si do të jetë rezultati i kësaj beteje. Të bëjmë hapat e domosdoshëm, pa përjashtim. Të mbajmë maska, të shmangim tubime më të mëdha, të mbajmë distancë dhe rregullisht të dezinfektojmë. Të mbrojmë shëndentin tonë dhe me këtë do të mbrojmë edhe shëndetin publik”, ka shkruar kryeministri Spasovski në Fejsbuk.

 

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments