Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSot në Strugë do të kujtohet Naser Hani. Do të promovohet dhe...

Sot në Strugë do të kujtohet Naser Hani. Do të promovohet dhe libri kushtuar atdhetarit nga Veleshta

Në Strugë, më 2 qershor, në organizim të Shoqatës të Burgosurëve dhe Persekutuarëve Politik do të bëhet promovimi i librit ,kushtuar Naser Hanit, veprimtarit të njohur nga Veleshta e Strugës i cili me angazhimin e tij të gjithëanshëm la gjurmë në përpjekjen për clirim dhe liri të shqiptarëve jashta Shqipërisë londineze.’’Një Jetë Në Shërbim Të Lirisë-Kushtuar Naser Hanit’’ është një libër i autorit Xhevat Hasani I cili nga afër ka njohur personalitetin veprimtarin dhe kontributet e Naser Hanit për kauzën shqiptare .Promovimi i librit do të zhvillohet në Art-kafe-Strugë të shtunën në ora 14.00 ku përvec autorit,familjarëve të Naser Hanit do të marrin pjesë edhe shumë bashkëvuajtës të tij në burgjet e ish-Jugosllavisë, si dhe shumë veprimtarë të tij nga Struga dhe nga gjithë hapësira shqiptare.Naser Hani lindi në Veleshtë të Strugës me 15 gusht 1958 në një familje me traditë patriotike. Që në moshë të re u ndesh me probleme të shumta të çështjes shqiptare dhe u angazhua për zgjidhjen e tyre.Ai ishte ndër pjesëmarrësit e parë aktiv të Demonstratave të vitit 1981. Qysh nga ajo kohë filloi përndjekja e tij nga UDB-ja. Më vonë pason burgosja dhe izolimi i tij nga pushteti i atëhershëm jugosllav.Aty i përballoi torturat me dinjitet dhe qëndroi i papërkulur,sikurse deri në momentet e fundit të jetës së tij kur u vra më 12 qershor të vitit 2001 në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin e Strugës .

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments