Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSonte është Nata e Madhe e Miraxhit dhe Israsë! Zoti ju bekoftë!

Sonte është Nata e Madhe e Miraxhit dhe Israsë! Zoti ju bekoftë!

Isra dhe Miraxh!

Nata e miraxhit dhe Israsë njihet si natë në të cilën udhëtoi Muhammedi as në shoqërimin e melekut Xhibril nga Mekja për në Mesxhidul Aksa(Isra) dhe ngjitja nëpër sferat e larta qiellore(Miraxh).

“I pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë është Ai, i cili e udhëtoi (e barti) robin e Vet natën prej Xhamisë së shenjtë (Qabesë) deri në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, për t’i treguar atij (Muhamedit) disa nga shenjat (argumentet) tona. Vërtet Ai (Allahu) dëgjon gjithçka dhe sheh çdo gjë” (El-Isra, 1)

Israja dhe Miraxhi janë dy nga mrekullitë më të dalluara të Pejgamberit Muhamed a.s.,
Këto janë mrekullitë që e motivojnë mendjen e njeriut që të meditojë më tepër rreth Krijuesit dhe fuqisë së Tij apsolute,ndërsa për besimtarët këto ofrojnë një stimulim shtesë për forcimin e besimit dhe ngritjen e shkallës së vetëdijes së tyre fetare dhe njerëzore.

InshaAllah le të udhëtojnë të ngritura mirësitë tona dhe lutjet deri tek Allahu i madhëruar.
E lusim Allahun xh.sh le të na e largojë këtë Sëmundje që na ka goditur të gjithë botën.
Allahu qoftë në ndihmën e të gjithëve,ju dhashtë vetëm mirësi dhe shëndet dhe na e mundësoftë që këtë sprovë ta kalojmë me besim,lutje dhe kujdes!
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments