Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSonte është Nata e Madhe e Beratit. ZOTI ju bekoftë!!

Sonte është Nata e Madhe e Beratit. ZOTI ju bekoftë!!


“Berat” do të thotë pafajësi, shpëtim prej një situate të keqe, marrje e pafajësisë.

Aisha r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s i ka thënë: “O Aishe, a e dini cila është kjo natë? I thashë “All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri”, dhe ai tha: “Nata e mesit të Sha’banit. Në këtë natë ngriten veprat e njerëzve dhe në këtë natë All-llahu i liron nga zjarri sa ka qime të kipeve të fisit Keleb , andaj më lejo që të jem me ty këtë natë ?” I thashë: “Po” dhe ai u falë duke lexuar në kijam “Fatihan” dhe një sure të shkurtër, pastaj qëndroi në sexhde deri në gjysmën e natës, u ngrit në rekatin e dytë dhe lexoi shkurt si në rekatin e parë dhe qëndroj në sexhde deri në sabah. U afrova dhe ndëgjova se në sexhde thoshte :

“EUDHU BI AFVIKE MIN UKUBETIKE, VE EDHU BI RIDAKE MIN SUHTIKE, VE EDHU BIKE MINKE , XHEL – LE VEXHHEKE, LA AHSA THENA EN ALEJKE , ENTE KEMA ETHNEJTE ALA NEFSIKE.”

“Kërkoj falje prej Teje nga dënimi yt, kërkoj nga kënaqësia Yte nga hidhërimi Yt, kërkoj mbrojtje prej Teje nga Ti , e lartësuar është fytyra Yte dhe nuk mund t’i numëroj falënderimet Tua , ashtu si Ti e ke falënderua vetën Tënde”.

Unë i thashë: “O i dërguar i All-llahut këtë që dëgjova sonte në sexhden tënde nuk e kam dëgjuar asnjëher më parë.” Ai më tha: “A e mbajte mend këtë ?” i thash: “Po”, ndërsa ai më tha: “mësoj këto fjalë dhe mëso të tjëret, sepse Xhibrili a.s. më urdhëroi që t’i përmendi këto fjalë në sexhde!” Pastaj e pyeta: “Çfarë ka në këtë natë?” ai tha: “Në këtë natë regjistrohen të gjithë që do të lindin në këtë vit, në këtë natë regjistrohen të gjithë ata që do të vdesin këtë vit, regjistrohen furnizimet e tyre dhe në këtë natë ngriten veprat dhe punët”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments