Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSituata po shkon drejt rritjes së tensioneve politike ne Maqedoni

Situata po shkon drejt rritjes së tensioneve politike ne Maqedoni

LSDM ka theksuar se kryeministri Nikolla Gruevski dhe njerëzit përreth tij të zhytur në kriminalitet i kanë ditët e numëruara, derisa VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se po vazhdon skenarin e shërbimeve të huaja..

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së përmes një komunikate.

“Zoran Zaevi, Radmilla Sheqerinska dhe LSDM-ja, me materiale nga shërbimet e huaja, po ndjekin agjendë të huaj. Lidershipi i LSDM-së kërkon ta kthejë Maqedoninë në kohën kur kjo parti mbylli fabrikat, largoi punëtorët nga puna, dhe kohën kur punëtorët, bujqit dhunoheshin nga policia.

Situata po shkon drejt rritjes së tensioneve politike, pasi që për të martën LSDM ka ftuar përkrahësit e saj dhe qytetarët për të ndjekur publikimin e të ashtuquajturave bomba kundër pushteti që kanë të bëjnë me biseda të përgjuara të krerëve qeveritar lidhur me skandale dhe afera kriminale, që kryesisht do të jenë lidhur me keqpërdorimet në zgjedhjet e fundit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments