Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShtyrja e datës së zgjedhjeve, ndër opsionet për shkak të NATO-s

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, ndër opsionet për shkak të NATO-s

Shtyrja e datës së zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill mbetet akoma opsion aktiv, të cilin pushteti nuk dëshiron ta hapë për debat tani. Kjo vazhdon të varet nga ratifikimit i protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e Spanjës. Në emisionin 360 gradë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cilësoi anëtarësimit në NATO si prioritet.

Ne u jemi lajmëruar të gjitha anëtarëve duke i lutur t’i përshpejtojnë procedurat. Do të ishte e papërgjegjshme që kur topi të vijë në terrenin tonë, të themi se tani ne jemi në pushim 3-4 muaj”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Spanja është në proces të formimit të Qeverisë së re dhe Kuvendi që duhet të bëjë ratifikimin nuk është konstituuar akoma. Shekerinska nuk hodhi poshtë as mundësinë që vendi të ndjekë shembullin e Malit të Zi, i cili, pikërisht për shkak se ndodhej para zgjedhjeve, miratoi marrëveshjen e anëtarësimit në NATO para se protokolli të miratohej në të gjitha vendet anëtare. Por, shtoi ajo, ky opsion nuk është i preferuari as i NATO-s dhe as i qeverisë vendase. Më e logjikshme sipas pushtetit është thirrja e Kuvendit edhe në rast se zgjedhjet veçmë do të jenë shpallur zyrtarisht.

Kjo nënkupton se mund të thirret Kuvendi ashtu siç është thirrur më herët. Kemi pasur ashtu precedentë në 2016-tën. Në përgjithësi edhe ky është një ndër opsionet por pas takimit në Londër, pas analizave dhe bisedave me aleatët tanë, mendoj se deri në fund të vitit duhet të dalim me plan konkret”-pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjen.

Opsionin e fundit nuk e hedh poshtë as VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila është kategorikisht kundër shtyerjes së datës së zgjedhjeve.

Nuk besoj se pushteti i vetëm mund të vendosë t’i shtyjë zgjedhjet. Sigurisht, gjithçka është e mundur me qeverinë e Zoran Zaevit. Megjithatë kjo tregon vetëm panikun, frikën dhe tregon dijenin e tyre mbi realitetin e situatës. Zgjedhjet do t’i humbin, edhe atë me dallim të thellë”-tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Gjatë Samitit të Londrës në javën e ardhshme, kryeministri Zaev do të takojë kryeministrin spanjoll Sançez për t’u informuar për së afërmi për ritmin e procedurës në Spanjë. 28 vende të tjera anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Fatlume Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments