Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëShpend Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e...

Shpend Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të mbajë emrin e ikonës së futbollit shqiptar të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri vdiq pas një komplikimi shëndetësor, në betejën e vetme që futbollisti legjendar nuk arriti të driblonte përtej me sukses.

Me anë të një komunikimi publik të tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fadil Vokrrit, i cili së fundmi ishte kryetar i FFK-së.

Me këtë rast, Shpend Ahmeti ka shuar të gjitha dilemat edhe për emrin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, i cili është renovuar dhe do të hapet shumë shpejt për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe FC Prishtinës.

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.

Burimet tjera të Telegrafit konfirmojnë se emërtimi i stadiumit të Prishtinës me emrin e ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, pritet të bëhet në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Fadil Vokrri mbetet i pakontestueshëm si një prej lojtarëve më të mirë jo vetëm të Kosovës, por të mbarë ish Jugosllavisë. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments