Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPronarët obligohen me ligj që të paguajnë punëtorët me mëditje të dyfishtë...

Pronarët obligohen me ligj që të paguajnë punëtorët me mëditje të dyfishtë për ditën e diel dhe festat, përndryshe bizneset do të mbyllen për 15 ditë

Punëdhënësit që nuk do t’u paguajnë të paktën mëditje dyfish punonjësve që do të punojnë të dielën, do të mbyllen 15 ditë. Nëse e përsërisin gabimin, sanksioni do të jetë vulë prej 30 ditësh dhe gjobë. Sindikata dhe Ministria e Punës kanë rënë dakord për masat ndëshkuese për punëdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë ligjin e ri të punës që është në përpilim e sipër.

Të gjithë ata që do të punojnë të dielave në qendrat e mbyllura tregtare do të punojnë në një turn, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite. Duhet të sigurojnë mëditje ditore 100 % më të lartë, të sigurojnë një ditë pushim për ata që janë të angazhuar në atë turn, dhe për të gjitha obligim shtesë që janë paraqitur të punojnë të dielën, 2% nga qarkullimi javor të paguhet në buxhetin qendror”

Sipas zgjidhjes ligjore që është ende duke u hartuar, punonjësit që do të punojnë të dielën do të duhet të marrin të paktën 50% më shumë mëditje nga ajo që e fitojnë. Por, duke sjellë marrëveshje kolektive në ndërmarrje, sindikata do të insistojë që kjo mëditje të rritet, në 100, 150 ose 200 %.

Ne na garanton Ministria dhe Qeveria se ajo është 50% dhe nëse si sindikata dhe punëdhënës merremi vesh, ajo mund të jetë edhe më shumë”

Sipas propozim- ligjit, të dielën përveç qendrave tregtare, në punë do të shkojnë edhe punonjësit nëpër pompat e benzinës, tregtarët individual, shitoret e specializuara dhe dyqanet e zejeve, që gjenden në vendet turistike, por edhe të gjithë sektorët e tjetër ku s’mund të ndalet prodhimtaria siç janë të punësuarit në shëndetësi, polici apo shërbimet e zjarrfikësve. Sindikata pret që ligji të hyjë në fuqi më së voni deri në fund të vitit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments