Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlani i Aleancës: Diaspora shqiptare do të ketë bartës liste në zgjedhjet...

Plani i Aleancës: Diaspora shqiptare do të ketë bartës liste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?!

Mbështetja e fuqishme që i është dhënë Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet lokale nga diaspora shqiptare, nuk do të ngel pa shpërblyer. Plani i ri i Ziadin Selës dhe ekipit të tij është përfaqësimi i diasporës shqiptare në politikëbërjen e vendit dhe atë në poste drejtuese. “Ka mjaftë intelektualë shqiptarë që jetojnë në vendet e Evropës apo Amerikës. Ata mund të japin kontribut të madh në realizimin e qëllimeve tona brenda Maqedonisë dhe shumë lehtë dhe me dinjitet mund të përfaqësojnë interesin shqiptar në institucionet e vendit.

Seriozisht i jemi qasur idesë që diaspora shqiptare të ketë përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Maqedonisë dhe pse jo në ndonjë qeveri të ardhshme në post ministror. Besojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kemi bartës liste apo kandidat në pozitë fituese në një nga zonat zgjedhore” – shprehet për Tetovasot një burim nga Aleanca. Ziadin Sela dhe stafi i tij, sot gjenden në Zvicër ku do të realizojnë takim me mërgimtarët shqiptarë atje. Se Aleanca për Shqiptarët i kushton rëndësi të veçantë diasporës e tregon fakti se në Kongresin e kësaj partie, diaspora do të ketë delegatët e saj. Gjithashtu për diasporën janë rezervuar vende edhe në Kuvendin Qendror dhe Kryesinë e partisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments