Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlagosen rëndë dy shqiptar në Zvicër

Plagosen rëndë dy shqiptar në Zvicër

Natën e së shtunës, në Bazel të Zvicrës është shkaktuar një zënkë e ashpër, me ç`rast janë lënduar rëndë dy persona. Policia zvicerane ka arrestuar shtatë persona.

Pak pas mesnatës, në një ndërtesë të qytetit, në rrugën „Riehenstrasse“ është shkaktuar një zënkë e ashpër. Me këtë rast janë lënduar katër persona, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane nga Kantoni i Bazelit.

Hetimet paraprake kanë konstatuar se zënka është shkaktuar në një banesë. Me këtë rast janë lënduar rëndë pronari i banesës dhe një person tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Pak pas arritjes në vendngjarje të policisë, ajo ka arritur të arrestojë dy persona me lëndime të lehta, të cilët kanë tentuar të arratisen. Njëri nga ta ka dashur të hipë në veturë, në të cilën kanë qenë edhe tre persona të tjerë.

Gjithsej janë arrestuar shtatë persona. Bëhet fjalë për tre zviceranë të moshës 21-, deri 32-vjeçare, dy kosovarëve 21-, dhe 27-vjeçarë, një shqiptari 22-vjeçar, si dhe një serbi 29-vjeçar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments