Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPërgatitjet për festën e fitores në sheshin “Skënderbe” (FOTO)

Përgatitjet për festën e fitores në sheshin “Skënderbe” (FOTO)

Kryeministri, Edi Rama njoftoi se ditën e sotme rreth orës 18:00 në sheshin “Skënderëbej” do të zhvillojë një organizim pas rezultateve të numërimit të votave, që e nxjerrin PS fituese me 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Rama ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen. “Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Ndërkohë, pak pas mesditës duket se kanë përfunduar përgatitjet në sheshin Skënderbej. Sikurse shihet edhe në foto janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra, ndërsa Rama pritet të flasë pranë monumentit të Skënderbeut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments