Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër një vend në garat evropiane/ FC.Struga "Trim&Lum" vetëm 90 minuta larg...

Për një vend në garat evropiane/ FC.Struga “Trim&Lum” vetëm 90 minuta larg historisë

❕❗️VETËM 90 MINUTA LARG HISTORISË❕❗️

🔴⚪️ Vetëm 90-të minuta larg historisë së re të Struga Trim Lum. Klubi i themeluar vetëm 6 vite më parë, sot kundër Sileksit do të zhvillojë ndeshjen për jetë apo vdekje. Fitorja në Kratovë na jep të drejtën që për herë të parë të luajmë në Europë, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për neve si klub.
🔴⚪️ E gjithë kjo ëndërr kishte nisur vetëm 6 vite më parë, me një projekt të mirëfilltë dhe me një kompani shumë serioze pas vetes, Trim Lum, që në asnjë moment nuk kurseu për të arritur në majat e futbollit.
🔴⚪️ Shumë sfida, shumë angazhim, shumë lodhje, por në fund harrohet gjithçka, kur sukseset të ndjekin hap pas hapi. Shumë kush ishte skeptik në atë që filluam dhe shumë pak njerëz besuan në projektin tonë në fillim.
🔴⚪️ U shpallëm kampion 2 vite me rradhë (ligën e 4-të dhe ligën e 3-të), në vitin e 3-të perfunduam në vendin e 5-të në ligën e dytë, që sezonin e ardhshëm 2018/2019 të shpalleshim kampion dhe të festonim inkuadrimin në Ligën e Parë.
🔴⚪️ Me debutimin në mesin e më të mirëve neve shkruajtëm historinë më të lavdishme të klubit, ndërsa në edicionin e dytë në këtë rang garash, neve tashmë kërkojmë të shkruajmë një histori të re, kualifikimin në garat europiane, ëndërr e çdo skuadre, e në veçanti e klubit tonë, që vetëm pas 6 viteve ekzistencë, mund të sheh veten përballë skuadrave europiane.
🔴⚪️ Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, do na duhet një fitore e pastërt ndaj Sileksit.
🔴⚪️ Atmosfera tek skuadra e Struga Trim Lum është jashtëzakonisht e mirë, derisa gjithë futbollistët janë të vetëdijshëm se përballja me skuadrën nga Kratova do të jetë e vështirë, por tek skuadra jonë të gjithë besojnë së ëndrra për të siguruar një vend në garat europane mund të bëhet realitet që sot.
🔴⚪️ Tifozët nga e gjitha viset shqiptare sot pritet të jenë në mbështetje të Struga Trum Lum, pasi që të gjithë do të jenë me sy ka Kratova, aty ku shkruhet historia jonë e lavdishme.
#forcastrugatrimlum ❤️🤍❤️🤍

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments