Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOher:Tmerroi qytetaret,perfundoi ne burg

Oher:Tmerroi qytetaret,perfundoi ne burg

G.Ç. (47) nga Ohri, nën akuzën e SPB-së në Ohër për armëmbajtje pa leje dhe tregëti me armë dhe materiale shpërthyese, ka përfunduar në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditë, me vendim të gjykatësit të Gjykatës Themelore në Ohër.

Sipas paraqitjes së SPB-së, më 8 shkurt të këtij viti, rreth orës 00:05 minuta, tek G.Ç. gjatë ushtrimit të kontrollit rutinor të pjestarëve të policisë, është gjetur një revole e tipit “Bereta” dhe një karikator me 10 fishekë, të cilin e mbante me futrollë në brez. Ai është ndaluar nga pjestarët e policisë në bulevardin “Makedonski prosvetiteli”, në afërsi të sheshit të qytetit në gjendje të dehur dhe nga alkotesti është konstatuar se ka 2.22 promil alkol në gjak.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në prani të avokatit mbrojtës, pjestarët e policisë kanë gjetur një bombë si dhe 309 copë municion (fishekë) të kalibrit të ndryshëm, të fshehur në kutitë e telefonave cellular ose në qese plasmasi, ndërsa një pjesë e mbështjellur me selotejp. Revolja, bomba dhe municioni janë konfiskuar nga pjestarët e policisë dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e punëve të brëndshme në Shkup. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments