Wednesday, June 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëNuk zmbrapsen veteranët, kërcënojnë me radikalizim të protestave

Nuk zmbrapsen veteranët, kërcënojnë me radikalizim të protestave

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk heqin dorë nga organizimi i protestave, përkundër që Ligji për pagën minimale tashmë është kontestuar në Kushtetuese dhe nuk do të ketë dekretim të tij pa vendim të Gjykatës. Përfaqësuesit e organizatës së veteranëve kanë thënë se nuk do të lejojnë as mbajtjen e seancave e as punën e Qeverisë, madje kanë bërë thirrje për protesta më radikale me qëllim të arritjes së efektit të tyre
Premtimi i presidentes se nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale nuk i ka bindur veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të heqin dorë nga veprimet e tyre kundërshtuese.

Protesta e 26 korrikut dhe bllokimi i mbajtjes së seancave plenare janë ende opsione reagimi për veteranët, pavarësisht se Ligji i cili i ka përjashtuar ata nga rritja e pensionit në shkallë të pagës minimale, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Gazmend Syla, kryetar i OVL të UÇK-së në Pejë, ka thënë se kundërshtitë e tyre do t’i vazhdojnë për të treguar se nuk lejojnë të nëpërkëmbet dinjiteti i tyre.

“Organizata e veteranëve të luftës ka marrë vendim që me e kundërshtu mbajtjen e çdo seance që thirret nga Kuvendi i Kosovës. Qëndrimi i presidentes për të mos e dekretuar ligjin deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese neve nuk na i zbehë qëndrimet tona. Do të jemi stoikë në qëndrimet që i kemi për realizimin e të drejtave tona”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Albin Kurti një ditë më parë, ka thënë se çështja e veteranëve mund të zgjidhet vetëm me dialog. Por në OVL të UÇK-së kanë thënë se prej qershorit të vitit të kaluar, asnjëherë nuk janë ftuar për takim nga kryeministri, ndonëse shprehen të gatshëm për të.

Emin Lati, kryetar i OVL të UÇK-së në Skenderaj, ka thënë se protestat e ardhshme duhet të jenë më radikale, meqë paqësoret që i kanë bërë deri tash, sipas tij, nuk janë marrë parasysh.

“Na ka mbetur treni i fundit e duhet pak me i ndezë motorët edhe ndoshta me e bo një protestë edhe më të egër… Mos m’i lanë deputetët me hy brenda, mos me i lanë qeveritarët të hynë brenda nëpër zyrat e veta”, ka thënë ai.

Të premten, një javë pas miratimit në Kuvend, AAK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale.

Pas këtij veprimi nga Presidenca, janë deklaruar se nuk do të ketë dekretim të Ligjit deri në vendim të Kushtetueses.

Mosdekretimi i tij ka qenë kërkesë e veteranëve në protestën e kaluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments