Saturday, May 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria dënon aktin e djegies së veturës që shfrytëzohej nga zv/kryeministri Grubi

Qeveria dënon aktin e djegies së veturës që shfrytëzohej nga zv/kryeministri Grubi

Kanë vijuar edhe sot reagimet pas djegës së veturës së tipit “Audi” në pronësi të B.L 35 vjeçar nga Shkupi e që është shfrytëzuar nga zv kryeministri i parë Artan Grubi. Qeveria e cilësoi këtë akt të papranushëm dhe kërkoi nga organet hetuese zbardhjen e rastit.

“Siguria është prioritet kryesor në një shoqëri demokratike. Qeveria e RMV-së dënon aktin e djegies së automjetit të përdorur nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, dhe e konsideron atë si akt dhune plotësisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm në një shoqëri demokratike që thirret në vlera evropiane” – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Nga VMRO DPMNE thonë se Prokuroria Publike duhet të hapë procedurë për fshehje të pasurisë, evazion fiskal të mundshëm dhe shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar ndaj zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe gjithashtu bëjnë pyetje se përse zëvendëskryeministri i parë nuk e ka deklaruar veturën në fletën e anketimit.

“Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi dhe ministra tjerë të qeverisë konfirmuan se vetura e djegur ishte vetura e Grubit. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, vetura është në posedim të një personi tjetër për të cilin Grubi thotë se është shoku i tij. Kush është ai miku i Grubit që ka blerë një ‘Audi A6’ 80 mijë euro dhe në vend që ta ngasë vetë, ia ka dhënë Artan Grubit që ta drejtojë dhe ta menaxhojë si të ishte automjeti i tij?” – thonë nga VMRO-DPMNE.

E nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se në këtë drejtim kanë ndërmarë disa aktivitete.

“Ndër veprimet e ndërmarra është dhënë urdhri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është autoriteti kompetent për evidentimin dhe monitorimin e gjendjes pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe kontrollimin e të dhënave në pasqyrat e gjendjes pasurore. Nëse kontrollet tregojnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore” – thonë nga Prokuroria Publike.

Reagime gjithashtu pati edhe nga Lëvizja BESA. Nga kjo parti i kërkuan Grubit të dal para opinionit dhe të jep llogari se a është i përfshirë edhe ai në krimet dhe korrupsionet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve: A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë hesape me të? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri, ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krimi, korrupsion të liderit të BDI- së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë zëvendëskryeministrja Gerkovska” – thonë nga Lëvizja BESA.

Djegien e veturës Audi në rrugën “Strumiçka” në Çair që shfrytëzohej nga zv kryeministri Artan Grubi e dënuan LSDM dhe Aleanca për shqiptarët. Këto të fundit kërkuan zbrardhjen e plotë të rastit dhe nxjeren e aktorëve para drejtësisë. /KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments