Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë tjetër vend i NATO-s e mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e...

Një tjetër vend i NATO-s e mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e Rusisë

Estonia do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha të shtunën Ministri i Çështjeve Ekonomike dhe Infrastrukturës Taavi Aas

“Estonia i bashkohet nismës së Polonisë dhe do të ndalojë të gjitha linjat ajrore ruse të përdorin hapësirën tonë ajrore”, tha Aas për median estoneze ERR të shtunën transmeton Gazeta Express.

Aktualisht është duke u hartuar një propozim pas të cilit ndalimi do të hyjë në fuqi.

“I ftoj kolegët tanë balltikë të bëjnë të njëjtën gjë për të shkëputur Rusinë nga hapësira ajrore evropiane”, tha ministri.

“Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe e vendosur në përgjigjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Lavdi Ukrainës!”, shtoi ai.

Kryeministrja estoneze Kaja Kallas shkroi në mediat sociale të shtunën se Perëndimi duhet të izolojë Rusinë si ekonomikisht ashtu edhe politikisht pas sulmit brutal ndaj Ukrainës.

“Një tjetër vendim në parim – Estonia do t’i ndalojë linjat ajrore ruse të hyjnë në hapësirën e saj ajrore. Polonia dhe Republika Çeke e kanë bërë tashmë këtë, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian të bëjnë të njëjtën gjë. Avionët e një kombi të përjashtuar nuk kanë vend në qiejt e demokracisë”, tha ajo

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments