Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë person vritet pas përleshjes mes dy familjeve

Një person vritet pas përleshjes mes dy familjeve

Një banor pesëdhjetë e dy vjeçar i Gostivarit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në një përleshje në grup mes dy familjeve në qendër të qytetit, njofton MPB. I dyshuar për vrasjen, sipas policisë, është një 55-vjeçar banues në fshatin Zdunjë, familja e të cilit kishte marrëdhënie të këqija me familjen e të ndjerit.

“Pas një debati të mëparshëm për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura ndërfamiljare mes B.I., H.I. dhe J.I., të gjithë nga Zdunja e Gostivarit, nga njëra anë dhe R.S.(52), B.E., M.S. dhe J.S., të gjithë nga Gostivari, nga ana tjetër, ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën B.I. ka përdorur një objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë me thikë R.S. (52). I lënduari është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është nënshtruar lëndimit. Rasti është raportuar në Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments