Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga nesër lejohet heqja e maskës në hapësirat publike

Nga nesër lejohet heqja e maskës në hapësirat publike

Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e sotme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për zbutjen e masave restriktive dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë Qeveritare.

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës pas një debati konstruktiv dhe gjithnjë duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe uljen e numrit të rasteve aktive, pas rekomandimit të KSI-së janë miratuar këto propozim rekomandime për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershor 2021.

1. Heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

2. Të lejohet publiku në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra.

3. Hiqet masa për ndalim të grupimit në hapësirë publike të më shumë se katër personave.

4. Të lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në hapësira të hapura, terasa deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës dhe maksimum 6 persona në tavolinë. Duhet pasur kujdes edhe distancën. Do të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat.

5. Mbetet në fuqi ora policore deri më 15 qershor 2021.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments