Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga 1 qershori pritet të lejohen dasmat dhe të hiqet detyrimi i...

Nga 1 qershori pritet të lejohen dasmat dhe të hiqet detyrimi i mbajtjes së maskave në ambientet e jashtme

Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon lehtësimin e masave restriktive për mbrojtje nga Covid-19, shkruan Alsat, transmeton Struga Ekspres.

Si rrjedhojë, Komisioni propozon;

-Nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maska mbrojtëse në ambiente të hapura. Ndërsa të vazhdojë mbajtja e maskave në ambiente të hapura publike.

-Të hiqet ndalesa për grupim të njerëzve. Gjatë grupimit eventual të më shumë personave, të mbahet maskë.

-Të lejohet organizimi i dasmave me kapacitet prej 50 për qind, në ambiente të hapura, por jo me më tepër se 100 të ftuar. Në një tavolinë të jenë prezent maksimum gjashtë persona.

-Aktivitetet sportive në ambiente të hapura të organizohen me publik, por me kapacitet prej 30 për qind të stadiumeve-sallave.

-Objektet gastronomike të pranojnë nga 6 persona në tavolinë, ndërsa masat tjera të mbeten në fuqi.

-Ora policore të mbetet në fuqi.

-Nga 15 qershori do të lejohet organizimi i koncerteve në ambiente të hapura, nën protokollet që do të përgatiten nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Vendimet përfundimtare në lidhje me propozimet e KSI-së duhet t’i marrë Qeveria.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments