Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNga 1 prilli barnat me recetë do të kenë çmime më të...

Nga 1 prilli barnat me recetë do të kenë çmime më të lira

Rreth 500 barna do të kenë ulje të çmimeve me shumicë dhe pakicë. Ulje më të madhe do të ketë për barnat Tegretol, ilaç për trajtim të epilepsisë, Nebilet për trajtim të hipertensionit dhe Bonviva, ilaç për mineralizimin e eshtrave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se me këtë qytetarët do të përfitojnë barna më të lirë dhe mundësi që të zgjerohet lista pozitive e barnave.
“Reduktimi i çmimeve maksimale çon në uljen e çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të barnave, të cilat do të zbatohen nga data 1 prill 2018. Kursimet në barnat gjenerike në vit arrijnë në 993 mijë euro, ndërsa për barnat inovative, d.m.th. ilaçe të reja, kursimet arrijnë 1.388.600 euro ose një total prej 2.381.600 euro”, tha Filipçe.

Duke folur për ndryshimet e sjella në ligjin për importin paralel të barnave, ministri Filipçe njoftoi se me ndryshimet e reja, udhëzimet për përdorim do të qëndrojnë në paketim të barnave, nga prodhuesi do të kërkohet certifikatë për kualitetin e barnave që hyjnë në Maqedoni. Gjatë furnizimeve publike, Agjencia e barnave do të kërkojë certifikatë nga prodhuesi i barnave si dhe certifikatë nga laboratori, qoftë në vend ose nga jashtë vendi.

Por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka gjetur zgjidhje për mungesën e barnave me recetë nëpër barnatore. Filipçe tha se po punohet në këtë drejtim, pa dhënë ndonjë afat se kur presin që të zgjidhet problemi.

“Problemin e shohim në mënyrën e pagesave të barnatoreve për të cilat tani kërkojmë që të korrigjohen, kërkojmë ndonjë zgjidhje më adekuate që do të lejojë që të tejkalohet ky problem me deficitin e barnave, mendoj se jemi në rrugë të mirë dhe për një kohë të caktuar do të ndryshojmë mënyrën e pagesave ndaj barnatoreve për barnat që jepen me recetë”, u shpreh Filipçe.

E nga ana tjetër qytetarët por edhe barnatoret ankohen se problemi qëndron tek mosdhënia e kuotave të mjaftueshme në krahasim me kërkesat reale. Qytetarët që intervistuam thonë se pas datës 10 është shumë vështirë që të gjejnë barna dhe detyrohen të paguajnë në mënyrë private.

“Nuk i gjetëm, i blemë me para, çdo muaj na ndodh kjo. Çmimet janë në rregull, por kur duhet t’i blejmë me para janë shumë shtrenjtë. Ky ilaç që duhet të blejmë kushton rreth 2000 denarë.”

“Deri me 15 ka, pastaj nuk ka. Të shoh nëse rastësisht ka këtu, përndryshe me para është shtrenjtë. Kërkova nuk ka askund, tash të kërkoj këtu nëse rastësisht ka. Nuk ka , me para po deshe të paguash ka , përndryshe nuk ka”, thanë disa qytetarë.

Për problemet me barnat reaguan sot edhe deputetët në Kuvend në pyetjet drejtuar ministrit të shëndetësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments