Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdryshon mbështetja e shqiptarëve ndaj LSDM-së (Anketë)

Ndryshon mbështetja e shqiptarëve ndaj LSDM-së (Anketë)

Televizioni Telma dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) kanë publikuar një anketë për besueshmërinë e liderve partiak në Maqedoni, ku ka disa rezultate befasuese.Kryeministri Zoran Zaev është më i besuar, me 24,1%…
Televizioni Telma dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) kanë publikuar një anketë për besueshmërinë e liderve partiak në Maqedoni, ku ka disa rezultate befasuese.

Kryeministri Zoran Zaev është më i besuar, me 24,1% vota, kurse në vend të dytë radhitet pikërisht kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, me 9,9% dhe që kritikohet ashpër për qëndrimet e tija.

Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon të gëzojë besim të madh te qytetarët, duke lënë në hije liderin e tanishëm. Gruevski ka një besim prej 6,1%, kurse Mickoski 2,9%.

Në taborin e partive shqiptare nuk ka ndryshime, Ali Ahmeti vazhon të kryesojë me 4,1%, pastaj Ziadin Sela me 2,9% dhe Bilall Kasami me 0,5%.

Sa u përket shifrave të partive politike, nëse nesër do të kishte zgjedhje, atëherë LSDM-ja kryeson me 25,5%, pastaj VMRO-DPMNE-ja me 20,6%, e pasuar nga BDI-ja me 7,4%, pastaj Aleanca Shqiptare me 2.9% dhe Lëvizja Besa me 1,7%. E majta merr 1,7% të besimit, apo votave.

Sipas anketës, është rritur besimi i shqiptarëve të LSDM-ja, me 13,2%, nga 12,4% sa ishte vitin e kaluar.

31,3% nuk i besojnë asnjë lideri, kurse 11,5% nuk dijnë se kë ta votojnë.

Kryeministri Zaev është notuar me 2,78.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments