Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuhamed Zekiri: BDI-ja nuk dallon prej VMRO-së, ajo është kancer i shoqërisë

Muhamed Zekiri: BDI-ja nuk dallon prej VMRO-së, ajo është kancer i shoqërisë


Partnerët e
koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dje i shtrin dorën njëri-tjetrit për
kandidat të përbashkët për shef të shtetit, megjithatë deputeti dhe nënkryetari
i LSDM-së, Muhamed Zekiri aspak nuk është i lumtur me marrëveshjen.

Këtë gjë e tregoi
qartas në një intervistë për BIRN vetëm disa orë para që liderët t`ia jepnin
besën njëri-tjetrit.

“Sa më shumë që e
zgjasim jaraninë me to, aq dëm më të madh do të kemi si parti.”

Arsyeja e bisedës
ishte dueli i tij i ashpër në Parlament me Talat Xhaferin pas tentimit të pasuksesshëm
për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Velanoski i cili është i dyshuar për
sulmin e Parlamentit me 27 prill.

Derisa qëndronim në
kafenenë e tij të preferuar në Carshinë Turke, mysafir të rastit na përziheshin
në bisedë.

“Vetëm të urojmë
për atë që po bënë”, iu drejtuan në maqedonisht.

Edhe pas disa ditëve
të zënkës në Parlament, Zekiri ende është i bindur se BDI-ja po e mbron Trajko
Veljanovskin.

“Nuk ka arsye pse
të kapem me sëpata me Talat Xhaferin, nuk e kam në plan që të referohem.”

Për të gjithçka që
ndodhi gjatë vikendit është një skenar i organizuar. Pasi që në detaje na
tregoi konspiracionin midis ish partnerëve të koalicionit, poentoi:

“Deputetët e
BDI-së e shpëtuan Trajkon, që VMRO ti shpëtoje ato kur të vije koha.”

Përkujtoi se shumë
shpejt mund të vije në rend dite marrja e imunitetit të koordinatorit të grupit
të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimi, për të cilin, ashtu si tha Zekiri, secilën
javë është në gjyq, për shkak të akuzave të PSP për mashtrime zgjedhore.

“Askush nuk mund
që të më bind në të kundërtën!”.

Nuk e hodhi mundësinë
që edhe Zijadin Sela të jetë në të drejt kur thotë se Veljanovski di shumë punë
për funksionarët e BDI-së, dhe duan që ta mbrojnë që të mos flas.

“Sa më shumë që e
zgjasim jaraninë me to, aq dëm më të madh do të kemi si parti.”

Ai nuk beson se
sjellja e BDI-së është e lidhur me spekulimet se partia e Ahmetit në këtë mënyrë
po bën presion që Oliver Spasovski të jetë kandidat për president që ata ta
marrin ministrinë e punëve të brendshme.

“Ajo që BDI-ja i
bëri LSDM-së është thikë mbas shpine!”

“Nëse kthehemi
mbrapa me 27 prill, opinioni e mban mend se asnjë deputet i BDI-së nuk u prek. Dhe
tani dalin në mbrojtjen e atyre që deshën të na vrasin.”

Disa herë gjatë bisedës,
Zekiri përsëriti se qëndrimet e tij për BDI-në janë të njëjta si kur ishte
gazetar, asgjë nuk do t`ia ndryshoje mendimin dhe se këtë gjë e dinë të gjithë
në partinë e tij.

“BDI-ja është
kanceri i shoqërisë maqedonase! Absolutisht janë më të këqij se VMRO-DPMNE-ja
nga koha e Gruevskit dhe Mijalkovit. BDI-ja, as që e do e as që është duke
punuar në konceptin e LSDM-së për Maqedoninë si një shoqëri.”

Nuk ia ndërron mendimin
edhe rroli i Mijalkovit gjatë ndryshimeve kushtetuese.

Pa dallim se
tashmë është e ditur se BDI dhe LSDM bashkërisht do të marrin pjesë në
zgjedhje, profilimi i Muhamed Zekirit si frontmen në betejën parlamentare mund
që të nënkuptohet se megjithatë ka nisur lufta midis Zaevit dhe Ahmetit për
votat shqiptare.

“LSDM e ka fituar
atë betejë me BDI-në nga viti 2016 e këndej”, kundërshtoi Zekiri.

Ai përkujtoi se
BDI në vitin 2014 kanë fituar 153.000 vota, ndërsa dy vite më vonë vetëm 86.000
vota, ku nga 20 deputet kanë ra në vetëm 10.

“Nuk janë të përgatitur
që të dalin më kandidat të tyre për zgjedhjet presidenciale, pasi që e dinë se
si do të kalojnë. Në tërësi do të delegjitimohen dhe për këtë arsye na u janë
afruar me idenë për kandidat konsensual.”

Sipas tij, BDI-ja
është në rënie të lirë dhe se maksimumi që mund të arrijnë është 50.000 vota.

“Dhe ky rezultat
do të ishte super për to.”

Në një deklaratë
televizive këtyre ditëve Zekiri e hapi derën për spekulimet e zëshme rreth shumicës
së re parlamentare pa partinë e Ali Ahmetit.

“Gazetari
insistonte me pyetjen nëse është e mundur qeveria pa BDI-në. Është e mundur
qeveri pa asnjërin! Shumicën e bëjnë numrat, por pyetja është nëse tani është
koha për kombinime të reja.”

Kryeministri Zaev
dje ishte i qartë se BDI-ja i duhet për shumicën, por nga biseda me Zekirin e
kuptuam se ky opsion nuk është jashtë loje për çdo moment tjetër.

Një aventurë e
tillë nënkupton se në shumicën e re parlamentare do të futeshin deputetët e opozitës
shqiptare dhe nëntë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së që e përkrahën
Marrëveshjen e Prespës.

Duke e marr
parasysh faktin se kryeministri tha se Sasho Mijalkov i ka nxitur disa nga
deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, na
interesonte se si Muhamed Zekiri, si një kritik i ashpër i despotizmit të
Gruevskit dhe Mijalkovit, jeton me faktin se ‘kushëriri famëkeq’ ka qenë një
partner jo formal i LSDM-së për operacionin e Prespës dhe se ai koalicion jo
parimor do të formalizonte shumicën e re parlamentar.

”Absolutisht nuk është
e mirë ndenja. Megjithatë, unë nuk bëj dallim midis VMRO-së dhe BDI-së, për mua
janë të njëjta. Sa më erdhi rënd që jemi me BDI-në, aq do të më vinte rëndë që
të jam edhe me ato deputet.”

“Nuk më vjen mirë,
por qëllimi është arritur dhe Maqedonia formalisht deri në fund të vitit do të
bëhet pjesë e NATO-s.”

Menjëherë u bë e
qartë se pse disa deputet nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së që votuan për
ndryshimet kushtetuese morën amnisti për 27 prillin, disa të tjerë, sipas
gjitha gjasave janë marr vesh për punësimin e të afërmve të tyre.

Por përsëri e
pyetëm Zekirin nëse beson se Elizabeta Kanceska Milevska e ka lexuar Marrëveshjen
e Prespës, se ka menduar gjatë dhe për shkak të kësaj ka vendosur që të votoje
pro. Pastaj e përkujtuam se Kancevska është e dyshuar e PSP-së.

“Unë nuk kam
negociuar me deputetët që votuan, nuk kam biseduar me to, as që kam qenë pjesë
e atyre bisedave. Unë si edhe i tërë opinioni duhet të gjykoj mbi bazën e asaj
që ajo deklaroi nga foltorja e Parlamentit. Nuk mundem që nga kjo pozitë të
spekuloj nëse janë marr vesh në lidhje me këtë.”

LSDM nuk kishte asnjë
reagim partiak për mendimin e Gjykatës së Lartë me të cilën një pjesë e mirë e
rasteve të PSP-së bien në ujë. Partia nuk mbajti pres konferencë dhe nuk dërgoi
njoftim. Për këtë arsye krijohet përshtypja se vendimi i gjykatës është pjesë e
një marrëveshje të heshtur për amnisti, e cila do t`i përfshinte edhe krerët e
BDI-së.

“Është e mundur që
të jetë krijuar një përshtypje e tillë, megjithatë realiteti nuk është i tillë.
Ta kishim dashur këtë gjë, nuk do të propozonim ligj të ri për PSP-në.”

Ai tha se me
BDI-në janë konsultuar gjatë përgatitjes së ligjit të ri, megjithatë ende janë
duke taktizuar.

E shfrytëzuam rastin
që ta pyesim Muhamed Zekirin nëse do t`i besonte qeverisë aktuale se Gruevski
ka ikur në Hungari pa pëlqimin e saj.

“Si gazetar do
t`i ndaja dyshimet e njëjta që i ka edhe opinioni. Dhe derisa dikush nuk tregon
dëshmi të fortë se çka ka ndodhur, dyshimet do të ngelin. Hetimi është duke
zgjatur shumë dhe opinioni me të drejtë ende pret informacione dhe pret që
gishti të drejtohet te fajtori.”

Zekiri si gazetar
fuqishëm kundërshtonte atë që qeveria e VMRO-DPMNE-së hidhte para në medie,
sidomos në televizione. Prej këtu është e patjetërsueshme që ta testojmë sa është
parimor kur bashkëpartiakët e tij në Qeveri mendojnë se financiarisht t`i ndihmojnë
televizionet në mënyrën e njëjtë si e bënë këtë gjë me gazetat.

“Unë nuk i kam përkrahur
as subvencionet për mediet e shtypura. Dhe vlerësoj se qeveria nuk duhet që ta
bëje as të dytën, të krijoje fond për përkrahjen e televizioneve. Tregu është i
lirë, mediet elektronike dhe të shtypura le të përcaktohen vet. Maqedonia është
shtet i vogël dhe nuk mund që të mbaj një numër aq të madh të medieve.”

Muhamed Zekiri është
i vetëdijshëm se shpesh herë është target i komenteve në Facebook, ku e përshkruajnë
si erdoganist ose si homofob dhe jo rrallë herë e akuzojnë edhe për dy gjërat
menjëherë. Karakteristika të cilat nuk do të priteshin te një politikan që është
nënkryetar i një partie që deklarohet si i majtë.

Ai vërejtjet i
pranoi me buzëqeshje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me Erdoganin dhe me
Turqinë.

“Secili ka të
drejt të mendoje atë që dëshiron, megjithatë nuk kam arsye pse të jam
erdoganist. Ajo etiketë mu ngjit pas tentimit për grusht shteti në Turqi kur
reagova se në atë mënyrë nuk vihet në pushtet. Kishte shumë viktima dhe reagimi
im ishte parimor.”

Në labirintet parlamentare
janë ngecur ndryshimet e ligjit për Mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa risia
kryesore është se shtohet edhe orientimi seksual si bazë për diskriminim. Duke e
pasur parasysh reputacionin në Facebook të Zekirit, e pyetëm se si do të votoje
për këto ndryshime.

“ Unë nuk jam që
dikujt t`i merren të drejtat, por jam kundër martesave homoseksuale dhe kundërshtoj
që këto çifte të marrin fëmijë. Megjithatë, një gjë të këtillë ky ligj nuk e
parasheh.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments