Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMSH: Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoninë e Veriut!

MSH: Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron të virusit SarsCoV2. Sekuenca është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik. Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments