Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMPB është e përgatitur për orën policore gjatë fundjavës

MPB është e përgatitur për orën policore gjatë fundjavës

Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë pjesëtarët e saj është absolutisht e përgatitur t’u përgjigjet të gjitha detyrave gjatë orës policore e cila na pret këtë fundjavë, theksoi sonte ministrja plotësuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.

Ajo në intervistën për televizionin 24 sqaroi se 544 policë të cilët kanë qenë stazhierë do t’i marrin autorizimet, së bashku me kolegët të cilët janë të punësuar në Ministri dhe kanë status të stazhierëve, mu për shkak të përforcimit të kapaciteteve gjatë karantinës.

“Tani për tani me sukses jemi duke e menaxhuar numrin e nëpunësve policorë dhe në përgjithësi personave të autorizuar në Ministri të cilët janë në dispozicion, por ajo që duhet pasur parasysh, që të cilën ia propozuam Qeverisë edhe u miratua, ata janë ata 544 policë të cilët ishin stazhierë, ndërsa tani nuk janë më, që t’i marrin në tërësi autorizimet e tyre, së bashku me kolegët të cilët janë të punësuar në Ministri, pikërisht për përforcimin e këtyre kapaciteteve”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se duhet me kujdes të menaxhojë me të gjithë nëpunësit policorë të cilët janë në dispozicion, të mos stërngarkohen shumë, por megjithatë të jenë në numër të mjaftueshëm në vende të mjaftueshme dhe në pozita për të cilat nevojiten që të mund t’i kryejnë detyrat e tyre.

“Që në moment të parë kur u shpall karantina, gjegjësisht mbyllja e komunave Dibër dhe Qendra e Zhupës policia me të vërtetë në periudhë të shkurtër dhe rekorde arriti të aktivizohet dhe të vihet në pajtim me detyrat e veta. E njëjta do të ndodhë edhe gjatë fundjavës, kështu që Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë pjesëtarët është e gatshme t’i përgjigjet masave dhe detyrave të dhëna si rekomandime prej autoriteteve shëndetësore ndërsa të miratuara nga Qeveria”, shtoi Petrovska.

Siç sqaroi, duhet të merret parasysh se kjo luftë paraqet luftë me virusin, nuk paraqet luftë me kanosjen fizike, ndërsa virusi mundet ta sulmojë gjithsecilin prej nesh edhe policët për fat të keq në këtë rast nuk janë imunë.

E pyetur për qëndrimin me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi i cili u kanos se nëse Qeveria nuk i përmbush kushtet dhe kërkesat e tij për ndihmë financiare, BFI do të bëjë thirrje qytetarët dhe besimtarët të kthehen në xhami dhe të mos respektohen masat, Petrovska tha se MPB në mënyrë intensive i ndjek informacionet, ndërsa kjo deklaratë e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame edhe tek qytetarët edhe tek institucionet shkaktoi shqetësim.

“Tani për tani jemi në komunikim me Prokurorinë Publike, për padi penale do të vendosim bashkë, por potencoj se thirrja apo shprehja e revoltës për masat të cilat Qeveria i jep në interes të qytetarëve është e papërshtatshme, veçanërisht që kjo nuk është betejë vetëm për Qeverinë apo shoqërinë, kjo është betejë e mbarë botës. Mendoj se çdo mosrespektim i masave është mosrespektim i vetes tonë dhe i të gjithëve rreth nesh. Shpresoj se kryetari, si kryetar i një bashkësie fetare do ta analizojë qëndrimin e tij”, tha Petrovska.

Siç theksoi, Ministria e Punëve të Brendshme punon në bashkëpunim me organet e tjera dhe institucionet nuk do të ketë mëdyshje të veprojë në pajtim me kompetencat e veta, gjegjësisht ta mbrojë interesin e shumicës së qytetarëve në këtë shtet sikurse deri më tani, me përjashtime të vogla, në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi i respektojnë masat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments