Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski dhe Zaev bien dakord për të anuluar regjistrimin për në shtator

Mickoski dhe Zaev bien dakord për të anuluar regjistrimin për në shtator

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator, transmeton Alsat. Sipas tij regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Mickoski tha se të njëjtat planifikohen të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski, pas takimit me Zoran Zaevin.

Mickoski tha se në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bëre ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshime e modelit ne një njësi zgjedhore, për lista te hapura për këshilltare komunash, për zgjedhjen e kryetareve te komunave në një rreth zgjedhor.

Liderët kanë rënë dakord edhe për punën në Kuvend, respektivisht VMRO-ja është dakorduar të bashkëpunoje me shumicën për ligjet qe kane te bëjnë me euro-integrimet dhe ligjet për menaxhimin e krizës me pandeminë

ALSAT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments