Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Ata të cilët kanë bërë presion të madh që të...

Menduh Thaçi: Ata të cilët kanë bërë presion të madh që të hapen xhamitë për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencën për shtyp deklaroi se ekziston përgjegjësi individuale për numrin e madh të të infektuarve me Kovid-19, duke potencuar se deri tani gjatë gjithë kohës kanë treguar për procedurat e tilla.

“Mendoj se papërgjegjësia e Bujar Osmanit dhe e ish Bashkësisë Fetare Islame të cilat kanë bërë presion të madh që të hapen xhamitë për Bajram, janë fajtorët kryesor për këtë situatë. Nuk mund t’i pranojmë kualifikimet se shqiptarët janë të njohur në Maqedoni të cilët nuk respektojnë rregullat e institucioneve në lidhje me pandeminë sepse kemi statistika dhe shifra konkrete të cilat tregojnë se ne shqiptarët së bashku me qytetarët tjerë arritëm 90 ditë të luftojmë shumë bukur me pandeminë. Ata që duan të fitojnë pikë politike, ndërsa edhe BFI-ja e tanishme materialisht fiton, për atë që kanë bërë presion të madh duhet të ndjehen tani përgjegjës. Ata janë përgjegjësit e vetëm për këtë situatë”, tha Thaçi.

Ka apeluar edhe më tutje të respektohen rregullat për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Thaçi tha se me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Hoti tejkalohet kriza e atjeshme politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments