Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova (FOTO)

Mediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova (FOTO)

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton mediumi Struma, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments