Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMbi dy vjet pa Mixhair Musain nga Frëngova e Strugës , një...

Mbi dy vjet pa Mixhair Musain nga Frëngova e Strugës , një njeri i mirë, humanist dhe intelektual i dalluar

Kujtojmë personalitetet strugane…

Mixhair Musai (13.4.1963-17.08.2021)

Ishte gushti i mallkuar, viti 2021,atëherë kur pandemia e koronavirusit mori shumë jetëra njerëzish, një lajm i hidhur për Strugën dhe më gjerë erdhi në këtë muaj edhe për humbjen e jetës të Mixhair Musait,intelektualit nga Frëngova e Strugës.

Mixhair Musai ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare Mixhair Musai, intelektuali dhe veprimtari i njohur nga Frëngova e Strugës.

Mixhair Musai ishte me profesion ekonomist i cili ishte punonjës nê Spitalin e Eshtrave në Ohër, aty ku shërbeu për disa vite, ku ndihmoi qindra e qindra persona të cilët kishin nevojat e tyre, ishte një human i madh thellë në shpirtin e tij.

Vdekja e Mixhair Musait ishte një lajm i hidhur për familjen dhe miqtë e tij të ngushtë pasi ishte njeri shumë i dashur dhe shumë human për shoqërinë.

I ndjeri ishte edhe këshilltar për disa vite në Kuvendin Komunal të Strugës.

Mixhairi do të mbahet mend për kontributin e tij në kulturë dhe sport, ishte një sportëdashës i madh.

U prehsh në paqe, o njeri që të deshën të gjithë.O njeri human.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments