Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriMbarojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 50 të vdekur nga tërmeti

Mbarojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 50 të vdekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ka shprehur mirënjohjen e trupave të kërkim shpëtimit të huaj që në bashkëpunim më trupat shqiptarë ndihmuan në shpëtimin e banorë të metur nën rrënoja pas tërmetit që goditi vendin.

Rama thekson se termeti ka shkatuar 50 viktima ndërkohë njofton se operacioni i kërkim-shpëtimin tashmë ka përfunduar.

“Duhet të jemi krenarë për trupat tanë, por ardhja e trupave të huaja ishte jetike. Skuadra e jonë e urgjencës është i ka të gjitha standarteve konstatuar kjo edhe nga trupat e kërkim shpëtimin që kanë ardhur nga jashtë. Trupat tanë shpëtuar 38 persona para se të na bashkoheshin të huajt, në spitale marrin ndihmë 41 persona, 3 të tjerë janë tranferuar jashtë për kurim. 2472 persona janë të strehuar në ambientet e hotelerive.

“Një efekt pozitiv i gjithë kësaj është se me trupat franceze, trupat italiane janë vendosur tani urat e komunikimit dhe shumë shpejt do të sjellin dhe planet e fuqizimit të trupave tona, në aspektin e mjeteve, në aspektin e njohurive dhe trajnimeve të përbashkëta duke vlerësuar përkushtimin heroik të njerëzve tanë.

Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 te Truama, 4 në Durrës, 3 të tjerë jashtë vendit për kurim dhe disa në një vëzhgim shumë intensiv për të parë ecurinë, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka gati transferimet nëse do të kërkohet nga mjekët. Tërësia e personave të akomoduara në strukturat hoteliere është 2472. Harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokastër.

Një nr i këtyre personave nuk janë persona që kanë humbur tërësisht shtëpinë por janë persona në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e godinës. Ne nuk do të lëmë njerëz të traumatizuar pa u shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit në bashkëpunim me të gjitha strukturat që janë ofruar për të bërë këtë shërbim po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje si familje që do të trajtohet në një afat të gjatë”, tha Rama .

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments