Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia mbetet pa mjekë amë – Rreth 300 janë para pensionimit

Maqedonia mbetet pa mjekë amë – Rreth 300 janë para pensionimit

Ma qedonia mbetet pa mjekë amë. Qytetarët dalëngadalë nuk do të kenë kush ti mjekojë. Rreth 300 mjekë nga brezi i vjetër i mjekëve tashmë janë para pensionimit, shkruan Alsat.

Një pjesë e mirë edhe e të tjerëve, janë në moshë. Nëse diçka nuk ndryshohet, gjendja do të përkeqësohet, paralajmëron Oda e mjekëve.

“Vitin e kaluar, regjistruam se ka 232 mjekë amë mbi moshën 60 vjeç, që do të thotë se nuk do të ketë pothuajse asnjë mjek amë së shpejti. Duhet t’i motivosh njerëzit, t’i ndihmosh njerëzit të orientohen”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Është gjithashtu shqetësuese, që gjithnjë e më pak mjekë të sapodiplomuar vendosin të punojnë si mjekë amë.

“Nëse doni ta mbani t’i jepni punë, jepini një pagë dhe një mundësi për të edukuar veten, dhe të dëshmohet për të ecë përpara”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Edhe në qendrat turistike të Ohrit dhe Strugës, gati gjysma e mjekëve amë do të dalin në pension. Në institucionin shëndetësor të njohur si Infermieria Malarike në Ohër, nga 10, tani kanë mbetur vetëm 3 mjekë amë.

“Në çdo kohë, nëse duam, të gjithë mund të dalim në pension. Megjithatë, vendosëm të vazhdonim. Është shumë e rrallë që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë si mjek amë në kujdesin shëndetësor primar. Puna e madhe burokratike administrative na e bën shumë të vështirë punën, na merr shumë kohë për t’iu kushtuar kontrolleve”, tha Violeta Mickoska, mjeke amë.

Situata është e ngjashme me gjinekologët e përgjithshëm. Një pjesë e mirë e tyre janë para daljes në pension, veçanërisht ato në zona më të vogla. Përveç kësaj, i gjithë sektori i shëndetit publik po përballet me një numër të madh të largimit të personelit jashtë vendit, ose duke shkuar në spitale private./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments