Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShowbiz“Mami më thoshte ik lësho lopët”, këngëtarja shqiptare tregon si ia doli...

“Mami më thoshte ik lësho lopët”, këngëtarja shqiptare tregon si ia doli pa përkrahjen e saj

Këngëtarja shqiptare, Xheisara, e cila u bë e njohur për publikun nga programi muzikor “X Factor”, sw fundmi ka treguar se nëna e saj nuk besonte te talenti i saj dhe nuk e ka mbështetur në rrugëtimin e saj.

Ajo ka rrëfyer se sapo mori vesh për audicionet, mori autobusin dhe mbërriti në Tiranë pa dijeninë e askujt.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor”, tregoi këngëtarja, në emisionin “Rudina”.

Xheisara shtoi se e ëma nuk e besonte këtë gjë, pasi i thoshte: “Nga do dalësh ti me talent?”.

“Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë në fshatin e babait dhe mami thoshte: ‘Ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.’ Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, ka përfunduar Xheisara.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments