Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdërron jetë gazetari Anton Sereçi

Ndërron jetë gazetari Anton Sereçi

Në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Anton Sereçi.

Ai humbi jetën si pasojë e virusit korona. Ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Anton Marku Sereçi lindi më 22 .12.1947. Rrjedh prej një familje atdhetare, dhe të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav. Sereçi është shkolluar në Shkup ku dhe e kaloi gjithë jetën. Fillimet e karrierës në radio i nisi në vitin 1971 si bashkëpuntorë në redaksinë e sportit. Me emisionet e tij ka kontribuar ne afirmimin e sportit dhe sportistëve shqiptar në Maqedonimë e Veriut dhe jo vetëm.

Gjatë viteve 1995- 1997 Sereçi ushtroi postin e kryeredaktorit në Radio Shkup, ndërsa në vitet 1991- 2002 ishte drejtor i programit të dytë në radion maqedonase.

Anton Sereçi ishte një ndër përfaqësuesit më të denjë të komunitetit katolik në Shkup, ku dha një kontribut të madh në afirmimin e këtij komuniteteti dhe me këmbëngulje luftoi te gjithë ata që deshën ta përvetësojnë prejardhjen shqiptare të Gonxhe Bojaxhiuut- Nënës Terezë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments