Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëLotët e nënës

Lotët e nënës

Lotët e nënës

Ishe qielli im, isha deti yt,
kur buzëqeshje ti, më shkëlqenin syt’.
Vrenjtur kur më rrije,
unë mblidhja dëshpërimin,
për engjëllin tim, kërkoja shërimin.
Kur hapej qielli dhe ndriçonte sërish,
unë dhe ti qëndronim përbri,
flisnim e qeshnim me plot dashuri.
Ç’të të them o bir, tani që nuk je,
kam mbledhur shuk dhimbjet,
lotët rrëke,
zorrët e barkut kujt t’ia rrëfe’?!
Jetëzeza nënë, me zemër copëtuar,
të fala qiellit nga deti i trazuar!

© Xhemi Hajredini
Strugë, 29 tetor 2020

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments