Sunday, May 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFC Young Team Strugë, shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut, Leonid Iloski...

FC Young Team Strugë, shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut, Leonid Iloski shpallet portieri më i mirë!

Një sukses i jashtëzakonshëm për shkollën e futbollit FC Young Team Strugë, pasi gjenerata 2014 është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut, duke kurorëzuar një sezon të shkëlqyer me paraqitje fantastike dhe rezultate mbresëlënëse, njofton Struga Ekspres.

Të rinjtë struganë treguan karakter, disiplinë dhe cilësi të lartë gjatë gjithë kampionatit, duke merituar plotësisht titullin kampion. Ky triumf është rezultat i punës së madhe të lojtarëve, trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga prindërit dhe klubi.

Krahas suksesit ekipor, një vlerësim i veçantë shkoi edhe për talentin e portës së FC Young Team.

Leonid Iloski u shpall portieri më i mirë i Kampionatit, falë pritjeve vendimtare, sigurisë në portë dhe performancave të shkëlqyera gjatë gjithë garës.

Ky është një tjetër moment krenarie për futbollin e Strugës dhe dëshmi se FC Young Team vazhdon të nxjerrë talente të mëdha për të ardhmen.

Urime kampionëve të gjeneratës 2014 dhe portjerit më të mirë, Leonid Iloski! Suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!