SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër 53 vjeçarit nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”.
Më 16.04.2026, gjatë kontrollit të matësve elektrikë në rrugën “Turistiçka” në Strugë, ekspertët e EVN Macedonia, dega në Strugë, konstatuan se i denoncuari kishte kryer lidhje të paautorizuar nga shtëpia e tij me kabinetin matës dhe në mënyrë të kundërligjshme kishte shfrytëzuar energji elektrike.
(Struga Ekspres)













