Sunday, May 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMarrëveshje Historike/ Shqiptarët në Mal të Zi shpallin bashkimin politik: Tre subjekte...

Marrëveshje Historike/ Shqiptarët në Mal të Zi shpallin bashkimin politik: Tre subjekte shkrihen në një parti të vetme

Një kthesë e rëndësishme ka ndodhur në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Këtë të shtunë, në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit, është shpallur zyrtarisht shkrirja dhe bashkimi i tre subjekteve politike në një strukturë të vetme nën emrin “Forumi Shqiptar”. Ky hap cilësohet si një kapitull i ri dhe një garanci afatgjatë për unitetin e faktorit shqiptar.

Në prezantimin e këtij projekti madhor ishin të pranishëm zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë. Sipas udhëheqësve të lëvizjes, ky bashkim ishte një “borxh ndaj brezave të ardhshëm”, duke kaluar nga formula e suksesshme e koalicioneve të deritanishme në një forcë të vetme dhe unike.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj theksoi se suksesi i treguar deri tani në qeverisje do të rritet akoma më shumë përmes këtij unifikimi, pasi Forumi Shqiptar tashmë mbetet adresa kryesore dhe e vetme që përfaqëson shqiptarët në të gjitha komunat ku ata banojnë.

“Përgjegjësia jonë politike dhe vullneti i drejtuesve ishte që të krijonim një subjekt të fortë politik shqiptar për të ardhmen. Kemi nisur në Tuz dhe po përcjellim një mesazh për të gjithë shqiptarët: asnjë proces nuk mund të bëhet vetëm. Pa unitet, pa unifikim dhe pa strategji të përbashkët, është shumë më e vështirë të realizohen objektivat,” deklaroi Gjeloshaj.

I pyetur nëse ky model bashkimi duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, Gjeloshaj u shpreh plotësisht pro, duke nënvizuar se uniteti është celësi i rritjes së forcës përfaqësuese të shqiptarëve në rajon, sidomos në kuadër të sfidave dhe proceseve të përbashkëta të integrimit europian.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!