Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKurti: Kam shprehur protestën time gjatë takimit me QUINT-in për mos reagim...

Kurti: Kam shprehur protestën time gjatë takimit me QUINT-in për mos reagim të KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti të entjen ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit për zhvillimet në veri, bërë të ditur se gjatë takimit, ambasadorëve u ka bërë të ditur se kidnapimi i policëve ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri tha se ka kërkuar nga QUINT-i urgjentisht lirimin e tyre dhe reagimin ndërkombëtarë.

Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.

“Tash kur po bëhen 30 orë nga kidnapimi dhe ende nuk kidnapimi i tre policëve të Kosovës. Unë kam shprehur edhe protestën time për heshtje dhe mos reagimi e KFOR-it në takimin e mbajtur më herët me ambasadorët”, tha ai.

Kurti shtoi se kidnapuesit më qëllim i kanë lenë gjurmët, ndërsa KFOR-i ende nuk ka pasur asnjë reagim.

“Dje është shkelur pika 4, e datës 9 qershor, 1999. KFOR-i pra nuk do të duhej të ishte i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues që kishte edhe mandat të parandalonte. Nëse e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur që dihet me ligj, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, e do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, tha Kurti. /Telegrafi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments