Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kur dalin para gjykatës huliganët maqedonas për tentim vrasje të kryetarit...

Ja kur dalin para gjykatës huliganët maqedonas për tentim vrasje të kryetarit të Aleancës, Ziadin Sela

Nesër në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend.
Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas burimeve të Alsat M, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska./AlsatM

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments