Saturday, May 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFqiu i familjes së djegur nga Tetova rrëfen tmerrin: Dëgjoheshin britmat e...

Fqiu i familjes së djegur nga Tetova rrëfen tmerrin: Dëgjoheshin britmat e fëmijëve…

Informacionet e para lidhur me tragjedinë në Tetovë flasin se shkak i zjarrit që përfshiu shtëpinë ishte kamini i vendosur në katin e dytë të shtëpisë.
Si pasojë nga flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë jetën e humbi nëna 39 vjeçare, Fatime Zulbehari, dhe 4 fëmijët e saj.

Momentin që flakët përfshinë shtëpinë, kryefamiljari Sulejman Zulbehari, i punësuar roje nate në një ndërmarrje në Tetovë, nuk ka qenë në shtëpi. Lidhur me tmerrin që ka ndodhur në lagjen e tyre, ka folur njëri prej fqinjëve.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, zjarri e kaploi shtëpinë. Dëgjoheshin britmat e fëmijëve dhe nënës së tyre, mirëpo ishte e pamundur t’u ndihmohet. Deri sa dolëm ne nga shtëpia, kulmi i shtëpisë që digjej veçmë ishte rrënuar, ishte e pamundur të bëhet diçka”, rrëfen për Gazetën Lajm njëri prej fqinjëve të familjes që pësoi tragjedinë e rëndë.

“Nuk do ta harroj këtë tmerr deri në ditën e varrit”, thotë ai.

Për momentin po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik, mjekut të mjekësisë ligjore dhe ekipeve të tjera.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments