Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiJa cilet jane reformatoret ne Ladorisht

Ja cilet jane reformatoret ne Ladorisht

U zhvillua sonte Kuvendi Zgjedhor i Lëvizjes për Reforma në PDSH, në nëndegën e Ladorishtit. Nën prezencën e anëtarësisë së gjërë, kryetarit aktual të degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti dhe kreut të Komunës së Strugës, Ziadin Sela, Kuvendi zgjodhi organet e tij para Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së.

Për kryetar të nëndegës së Ladorishtit u zgjodh Aqif Ajro, ndërsa kryesia e re do të përbëhet nga Liri Kolonja, Zeadin Lena, Argent Allka, Ermis Kala, Argëtim Mersini, Flori Tairi, Festim Adili, Ardian Dauti, Miftar Ajro, Ditlind Ismaili, Lutfi Jusufi dhe Madrit Shemshedini.
Kuvendarët që do ta përfaqësojnë Ladorishtin në Kuvendin e degës do të jenë: Syrja Rashiti, Aqif Ajro, Granit Lena, Nafi Jonuzi dhe Argent Allka.

Kryetari i Degës, Syrja Rashiti njëherit anëtar i nëndegës së Ladorishtit, para bashkëvendasve të tij foli rreth procesit zgjedhor brendapartiak deri në Kongresin e 21 Marsit.
Ndërsa Ziadin Sela në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit dhe u sqaroi atyre qëllimet dhe hapat që do të ndjek Lëvizja për reforma pas Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së.
“Shqiptarët nuk duan Qeveri me çdo kusht. Shqiptarët duan të drejta të barabarta me çdo kusht. Ne jemi ato që do të fitojmë dhe nuk do të hyjmë në qeveri, pa u plotësuar kushtet tona”- tha mes tjerash Ziadin Sela, iniciator i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Komisioni për Informim
Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare
Dega Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments