Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa cilat maska ishin kryefjala e karnavalit të Vevçanit

Ja cilat maska ishin kryefjala e karnavalit të Vevçanit

Marrëveshja me Bullgarinë, Maqedonia e Epërme, Poshtme dhe e Veriut, ajri i ndotur, dygjuhësia, bashkësia LGBT, shpenzimet rrugore të deputetëve, kryeministri Zoran Zaev, ministrja Radmilla Shekerinska dhe figura e Donalld Trampit ishin vetëm një pjesë e qindra maskave që u paraqitën në Karnavalin e Vevçanit.
“Kjo maskë paraqet se si do të jetë Maqedonia në të ardhmen. Ose do të ketë jashtëtokësor ose do të sundojnë disa të dytë ose të tretë. Ne jemi të vendosur se do të quhet lifixh Maqedoni“

“Të gjithë do t’i mësoj të flasin. Fol siç duhet”

“Do të rrish shtrirë. Ju dhamë pushtet. Këtu do të rrini shtrirë që të dy”

“Unë dhe Borisovi kur ishim në Strumicë, Naumi na qerasi me një medalje. Ne jemi shtete të fqinjësisë së mirë”

“Pushim, pushim dhe vetëm pushim në shqip”

“Parkuam në Saraj dhe me autobus shkojmë drejt Qendrës”

“Secili do të donte nëse është dembel të shkojë në Parlament dhe të marrë shpenzime të larta ditore për rrugë dhe të flejë atje. Krahas atyre që janë aktiv ka edhe të tillë që bëjnë gjumë”

Parakalimi i karnavalit filloi me maskat tradicionale, dhëndri dhe nusja, muzikantët, Gushti budalla dhe djajtë. Sivjet këtë eveniment e ndoqën një numër i madh i turistëve vendorë dhe të huaj, por edhe politikanë dhe ambasadorë. Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski tha se Karnevali i Vevçanit paraqet bartësin e mirëfilltë të mendimin kritik dhe rezistencës.

“Maskat janë kritike dhe të hapura dhe e përhapin atë për çka ne jemi angazhuar si parim, demokratizim të kulturës, shoqërisë dhe në përgjithësi krijimin e horizonteve të reja të kulturës kritike – deklaroi Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës.

Sipas traditës, sonte shkohet në burimet e Vevçanit, ndërsa nesër herët në mëngjes digjen maskat e sivjetme pas çka vevçanasit fillojnë përgatitje për vitin e ardhshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments