Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdri Istrefi nga Veleshta: Të dielën do të festojmë, jam i bindur...

Idri Istrefi nga Veleshta: Të dielën do të festojmë, jam i bindur që do të fitojmë në raundin e parë

Përshëndetje veleshtarët e mi!

Me ju sonte para, më duket sikur më është ulur familja ime që më ka rritur! Tek sytë e çdo plaku shoh sytë e babës tim të ndjerë, që do doja të ishte gjallë e të ishte këtu, për të parë se djalit i tij në këtë betejë për jetën, nuk është vetëm.
Kur doli lajmi se unë kandidoj, kundërshtarët nisën të keqpërdorin pikërisht fshatin tim të lindjes. Pavarsisht se kanë ardhur me mijëra herë dhe kanë kërkuar votën në Veleshtë, ata nuk kanë lënë vend pa na sharë, duke na treguar si njerëz të egër, duke mbushur njerëzit me shpifje, duke mbjellë urrejtje midis toskëve e gegëve!

Këtu nga Veleshta, midis jush, kam ca mesazhe që dua të jap për këdo e për kudo:
Unë kam lindur në Veleshtë dhe nuk e luan as topi!
Ramiz Merko ka origjinë nga Frëngova!
E dini cila është diferenca midis nesh?!
Që ai e shan e ofendon Veleshtën lart e poshtë, kurse unë jam krenar për Veleshtën por po njësoj jam krenar për Frëngovën!

Unë nuk turpërohem prej fshatit tim, se ky fshat, këta veleshtarë më kanë mësuar të dua çdo pëllëmbë të kësaj toke mbushur me njerëz që kanë kaluar 1000 halle por prapë kanë ditur të mbijetojnë dhe unë bashkë me ta e kemi për privilegj të jemi pjesë e Strugës!
Dua ta di secili që po më dëgjon se unë jam krenar për çdo strugan, nga fshati më i largët dhe deri në qendër të qytetit.

Unë nuk zgjedh gegët në vend të toskëve, unē kam fatin t’i kem të dy palët vëllezër! Njësoj do t’i besoja fëmijët e mi në çdo familje të ndershme strugane e njësoj çdo strugan e ka të hapur sot e mot derën e shtëpisë time!
Jam me fat të madh që në ekipin tim jam krah për krah me profesionistë, tek skuadra jonë kurrë nuk ka qënë dhe nuk do të jetë kriter origjina por profesionalizmi dhe ndershmëria. Madje nëse do të shikonim origjinën e tyre do të kuptoni qartë se sa shumë qytetarë, toskë e gegë janë rreshtuar për ta shpëtuar Strugën!

Dhe në fakt ky është misioni ynë më i madh!
Shkoni të dielën dhe rrethoni numrin 6! Votoni për veten tuaj, votoni për njerëzit tuaj, votoni për Strugën tuaj!
Dhe për të gjithë ata që nuk e kanë ende të qartë: kjo është Veleshta, vendlindja ime, të cilën e dua me gjithë zemër ashtu si dua me gjithë zemër çdo fshat e lagje të këtij qyteti, dhe e dini pse?
Se mbi të gjitha e mbi gjithshka ne kemi një emër të përbashkët Struganë!
Të dielën do festojmë të gjithë sepse jam i bindur që do të fitojmë me raundin e parë!
Mirupafshim në Strugën e rilindur.
Faleminderit!

#pastër6

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments