Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGreva e të burgosurve në Idrizovë, reagon ASH-ja

Greva e të burgosurve në Idrizovë, reagon ASH-ja

Lidhur me paralajmërimet për grevë nga ana e të burgosurve në Burgun e Idrizovës, Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetjen e plotë si subjekt politik, për hapin që kanë paralajmëruar të burgosurit sepse konsiderojmë se kjo është një e drejtë themelore e tyre.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se një vendim i tillë është i pritshëm dhe i logjikshëm, sidomos pas paralajmërimeve për të amnistuar dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar.
Aleanca për Shqiptarët përkujton opinionin disa herë me radhë se qëndrimi politik i ASH-së rreth mundësisë për amnistim të huliganëve dhe dhunuesve të tempullit të demokracisë, përbën një precedentë të rrezikshëm, që do të bartë pasoja për rrugën Euro-intergruese të vendit por dhe reflektimi që mundë të ketë në aspekt të sigurisë së brendshme të vendit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që kjo temë shumë serioze të analizohet më mirë, të debatohet dhe nëse insistohet që me ç’do kusht të falen disa huliganë për të cilët ka dëshmi të shumta për veprat penale që kanë kryer, atëherë është e logjikshme që ata që po vuajnë burgjeve, me vite të tëra pa asnjë dëshmi konkrete, urgjentisht të lirohen si të pa fajshëm sepse nuk ka nevojë të falet dikush që vuan dënim nga procese të montuara politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments