Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilloi imunizimi kundër Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut

Filloi imunizimi kundër Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut

Mjekë dhe infermier me të gjithë të punësuarit shëndetësor nëpër Klinika Infektive, të cilët vitin e kaluar natë e ditë kanë luftuar për jetën e pacientëve, e pranuan antikovid vaksinën e parë nga Fajzer. Ata thonë se ndjehen shumë mirë dhe besojnë se do të jenë më të sigurt gjatë kontaktit me pacientët e infektuar me Covid 19.

“Për mua do të jetë një siguri e madhe që kam paranuar vaksinën dhe natyrisht do të jemë e mbrojtur shumë më shumë se ata që nuk kanë pranuar vaksinë. Është individuale secili dhe sa mund të prodhojë antituptha dhe si mund t’I përgjigjet cdo lloj imuniteti. Sidoqofte ,fuqia mbrojtëse e kësaj vaksinë është  95%  dhe unë besoj se do të jemë në këto 95%  dhe kjo na jep një lloj sigurie për mëtej.”, tha Dr. Dobrinka Naunova Jovanovska, infektolog.

Mjekët dërgojnë mesazh se imunizimi është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

“Unë e pranova vaksinën dhe ndjehem shumë mirë dhe I ftoj të gjithë që të paraqiten për tu vaksinuar. Sigurisht që ndjehem më e sigurt sepse me vaksinimin do të zvogëlohet edhe numri i të infektuarve dhe më këtë do t’i kthehemi jetës normale.”, tha Gabriela Temelkovska, krye-infermiere në klinikën infektive.

Spitali i montuar është punkt i vaksinimit për të punësuarit shëndetësorë në vend. Gjatë ditës janë vaksinuar 260 të punësuar shendetësor të Klinikës Infektive, më pas nga spitali “8 shtatori” dhe Covid-Qendrave të tjera. Imunizimi bëhet në dy ndërrime, ndërsa terminet janë çdo 10 minuta. Për çdo të punësuar shëndetësorë që e ka pranuar vaksinën, menjeher u është rezervuar edhe doza e dytë e vaksinës. Sipas planit të parashikuar brenda 10 ditësh do të vaksinohen të gjithë të punësuarit nëpër Covid-Qendrat e vendit.

“Në takimin e mbrëmshëm me përfaqësuesit e Fajzer, u tha se dërgesa e dytë prej 4.000 dozash do të arrijë të dielën e ardhëshme, që nënkupton se do të vaksinohen të gjithë ata që janë lajmëruar në valën e parë të vaksinimit dhe ato janë 4000 të punësuarit shëndetësorë që punojnë me pacientë të infektuar me Covid19 nëpër Covid-Qendra. Gjithashtu do të fillojmë edhe fushatën për rritjen e vetëdijes, që qytetarët të vaksinohen dhe se vaksinat janë të sigurta pavarsisht se nga cili prodhues janë.”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi në vend filloi me 4680 dozat e Fajzer nga 8.000 dozat e parashikuara që i dhuroi Sërbia fqinje. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se deri në fund të muajit, do të arrijnë edhe 20.000 vaksinat “Sinofarm” të prodhuesit kinez, me të cilat do të fillojë imunizimi I popullatës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments