Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniEdi Rama: Më 1 qershor do të hapen kufijtë me Maqedoninë e...

Edi Rama: Më 1 qershor do të hapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut

“Duke nisur nga 1 qershori do të hapim kufijtë me fqinjët, për të gjithë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes”.

Sa i përket plazheve, ata do të hapen për të gjithë vetëm pas 10 qershorit. “Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në Evropë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Ne kemi vendosur t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. “Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve të orareve, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe për dy fundjava të tjera”, tha Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments