Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEdhe Ambasada amerikane reagon për punësimin e Shaqirit

Edhe Ambasada amerikane reagon për punësimin e Shaqirit


Reagon Ambasada Amerikane në Shkup, lidhur me punësimet në kabinetin qeveritar, ku dy prej tyre gjenden në listën e zezë të SHBA-ve. Pas emërimit të këshilltarëve të posaçëm Ljube Boshkoski dhe bashkëpunëtorit të jashtëm Xhezair Shaqiri, nga përfaqësia diplomatike amerikane, për TV21 konfirmojnë se deri tek Qeveria e Maqedonisë kanë shprehur shqetësimet, për këtë fakt.
“Ne (v.j. ambasada e ShBA-së) ia kemi bërë të ditura shqetësimet tona qeverisë, ku ne shohim probleme me zyrtarët e emëruar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane dhënë për TV21.

Por, përkundër shqetësimit të ngritur, thuhet se kjo nuk paraqet një situatë të patejkalueshme për raportet e punës mes ambasadës dhe qeverisë.

“Zyrtarëve të SHBA-së nuk iu ndalohet që të kenë punë me individë që janë në Listën e kontrollit të pasurive të huaja të shtetasve të posaçëm të përcaktuar (SDN) dhe Personave të Bllokuar”, thuhet në përgjigjen dërguar TV21./Gazeta Express/

Lista SDN, që njihet ndryshe si “Lista e Zezë” e Amerikës për shtetasit e huaj, sipas ambasadës amerikane në Shkup “është një mjet i rëndësishëm që përdoret për bllokimin e aseteve dhe kufizimin e udhëtimit për të përmbushur politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments