Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE pranon Zaev: Verës mund të bie qeveria, në pushtet mund të...

E pranon Zaev: Verës mund të bie qeveria, në pushtet mund të vijnë forca pro Rusisë

E pranon Zaev: Verës mund të bie qeveria, Kryeministri Zoran Zaev ka porositur nga Brukseli se prolongimi i mundshëm i vendimit për datë për negociata nga ana e BE-së do ta vendosë në rrezik qeverinë dhe mund tç’i kthejë në pushtet forcat nacionaliste. Një deklaratë të tillë ai e ka dhënë para një grupi gazetares të mediumeve të huaja, duke folur rreth votimit në parlamentin gjerman, vendim nga i cili në masë të madhe varet nëse Maqedonia do të marë datë nga BE për negociata, ka raportua korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Bundestagu gjerman do të votojë lidhur me këtë çyshtje më 28 qershor, kurse ministrat e BE-së mund ta caktojnë datën përfundimtare në pjesën e dytë të korrikut, kur sërish do të takohen në Bruksel.

Prolongimi i sërishëm, thotë Zaev, e rrit rrezikun për qeverinë.

“Bundestagu patjetër duhet të japë mesazh, nëse nuk sjellin vendim këtë javë, kanë gjasa ta bëjnë një gjë të tillë në fund të qershorit. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëerë vendimi i mbetet Këshillit të BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votonte në shtator. Atëherë ekziston rrezik ta humbim shumicën në qeveri, sepse me të vërtetë dhamë gjithçka”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka shtuar se ekziston rrezik që deputetët, të cilëve u është premtuar se vota për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese janë çelës për hapjen e negociatave me BE-në, të humbin besimin tek pushteti.

Nëse Zaev e kthen mandatin, kjo do të thotë shpallje e zgjedhjeve të parakohshme. Në pyetjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve, AFP, a ekziston rrezik që të vijnë në pushtet parti proruse dhe nacionaliste, Zaev është përgjigjur se nuk përjashtohet kjo mundësi nëse BE nuk e bën punën e vetë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments