Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDr.Artan Dika: Vdekje, mashtrime, përfitime marramendëse, kriminalitet! I gjithë sistemi është i...

Dr.Artan Dika: Vdekje, mashtrime, përfitime marramendëse, kriminalitet! I gjithë sistemi është i qelbur, nuk është vetëm spitali i Zhan Mitrevit

Autor: Dr.Artan Dika

Rreth dy vite më parë, në kohën kur portalet po e reklamonin mashtrimin me hemofiltrimin në spitalin privat si zbulim epokal që po shpëtonte jetë, pata shkruar se bëhet fjalë për mashtrim me qëllime pêrfitimi.
Ka shumë të zeza e të këqija në storjen e emisionit që po bën bujë … vdekje, mashtrime, përfitime marramendëse, kriminalitet, tituj të rrejshëm, e të tjera me rend. Por ka edhe një të keqe të madhe aty që garanton se ngjarje të tilla do vazhdojnë edhe në tē ardhmen sepse i tillë është i gjithë sistemi në këtë vend.
Këta njerëz fatkëqinj (por edhe gazetarët e rastit) janë ankuar nëpër institucione, ata janë ankuar nëpër ministri, janë ankuar tek ata që do duhej ta parandalonin atë që ka ndodhur ose të paktën të merrnin masa dhe të ndëshkonin keqbërësësit. Dhe e vërteta është se ankesat e tyre, si gjithmonë janë heshtur. Sepse nuk është vetëm ai spital që qelbet, i gjithë sistemi është i qelbur, institucioneve vet ju vjen era.
Dhe tani u desh të bëhej e madhe që prokuroria të hap hetim … gjoja hetim … hetim që do zgjat e do tirret me vite, si çdo gjë tjetër në këtë vend, derisa pisllëku të mbulohet me harresë. Ky është vetëm shans për t’i zhvatur Mitrevit ca miliona euro nga mjeshtërit në këmbim të “mbylljes së rastit”. Kështu ndodh në këtë vend ku askush ende nuk e di a u përkthye ai raporti i ekspertëve gjermanë për djegjen e spitalit modular në Tetovë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments