Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDimitrov dhe Kocias takohen në Ohër për fatin e Maqedonisë

Dimitrov dhe Kocias takohen në Ohër për fatin e Maqedonisë

Ohri pritet të jetë vendtakimi i radhës i ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias. Mediat greke shkruajnë se dy ministrat do të takohen më 12 prill në Ohër. Vizita e Kociasit, sipas tyre, do të jetë pjesë e turneut të tij ballkanik, në kuadër të së cilit ai do të vizitojë fillimisht Beogradin, pastaj Ohrin dhe në fund Prishtinën.
Ky takim do të jetë i treti me radhë gjatë një muaji mes dy ministrave. Ndërkohë, nëse ka përparim në negociatat, ka shumë gjasa që të zhvillohet takim i ri i dy kryemistrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Takimi i fundit mes dy ministrave dhe nën udhëheqje të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, më 30 prill, i cili zgjati më shumë se gjashtë orë. Pas takimit, Kocias deklaroi se takimi i ardhshëm mund të sjellë një hap të madh në këtë proces. Ndërsa, Dimitrov u shpreh se ka përparim të kushtëzuar, duke shtuar se me hapërimin drejt zgjidhjes së kontestin dalin edhe vështirësi të reja.

Ndërkohë, në lidhje me marrëveshjen për zgjidhje, mediat greke shkruajnë se Qeveria greke po e shqyrton mundësinë që marrëveshja eventuale për emrin në Kuvend të votohet me shumicë të rritur prej 151 deputetë, sa është aktualisht, në 180, pasi që bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë. Në lidhje me këtë, disa javë më parë është pyetur edhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, i cili është përgjigjur se kur të arrijë marrëveshja qeveria do të kumtoj mënyrën në të cilën ajo do të dërgohet në Kuvend./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments