Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiDepilimi i pjesëve intime mund të dëmtojë shëndetin

Depilimi i pjesëve intime mund të dëmtojë shëndetin

80% e femrave pranojnë se përdorin briskun për të hequr qimet në pjesët intime por sipas ekspertes së shëndetit publik në Amerikë Andrea DeMaria  përdorimi i briskut paraqet rrezik për shëndetin.

Ajo shprehet se lëkura tek pjesët intime është shumë më delikate dhe depilimi shkakton trauma të vogla në lëkurë ëdhe pse këto nuk janë gjithmonë të dukshme.

Qimet pubike funksionojnë si barrierë natyrale ndaj infeksioneve të ndryshme dhe heqja e tyre mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si herpesi etj.

Por a duhet përdorur brisku për depilimin e e pjesëve intime? Ja si shprehet vetë DeMaria duke na dhënë disa këshilla:

Përdorni brisk elektrik, heqja e qimeve me brisk mund të jetë e vështirë.

Përdorni një brisk të ri sa herë që depiloheni, zbuteni zonën me ujë të ngrohtë dhe me sapun pa aromë dhe më pas depilohuni.

Përdorni me kujdes peshqirin, thahuni me peshqir por mos u fërkoni me të.

Lejoni ajrin të qarkullojë, vishni të brendshme të lirshme pambuku tanimë që nuk keni mbrojtjen natyrale, madje Demarini këshillon që të flini gjumë pa të brendshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments